KryesoreLajme

Kurti për vizitën në Greqi: Biseduam për lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe rreziqet e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar të dielën rreth takimeve që zhvilloi gjatë qëndrimit treditor në Forumin Ekonomik në Delfi të Greqisë.

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite është takuar me homologët e tij nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, me të cilët ka biseduar për situatën në Ukrainë, lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe rrezikun që këto vende paraqesin për destabilizimin e rajonit.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

“Për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, ka theksuar Kurti.

Ai shtoi se në këtë forum është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të cilin njoftoi se i ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën Sovranitetin, integritetin territorial dhe për aspiratat për integrime evropiane dhe euroatlantike.

Siguria në Evropë dhe në rajon pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë temat të cilat mbizotëruan gjatë takimeve të tij në këtë forum, ka shtuar më tej Kurti.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Ai ka njoftuar se në Delfi është takuar edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar “për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe hapat e ardhshëm në këtë proces”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *