Lajme

Kurti për viktimat e Srebrenicës: E vërteta e tyre nuk nderohet, por mohohet nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përkujtuar 8 mijë e 372 viktimat që u vranë mizorisht nga forcat kriminale serbe në Srebrenicë.

Kurti tha se Serbia në vend se ta nderojë të vërtetën e viktimave, e mohon atë.

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të patregueshme –ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu përkujtim se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka thënë ai.

Bosnja e Hercegovina sot shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

25 vjet pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave janë gdhendur në një memorial të gurtë.

Në mars të vitit 2016, Karadzic u dënua për gjenocid në Srebrenicë. Ai u shpall fajtor gjithashtu për krime lufte, krime kundër njerëzimit gjatë 44 muajve të rrethimit të Sarajevës, dhe për drejtimin e një fushate spastrimi etnik, duke dëbuar kroatët dhe myslimanët nga zonat e Bosnjës, për të cilat pretendonin se ishin serbe. Në mars të vitit 2019, gjyqtarët e apelit mbështetën dënimin e Karagjiq për masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra e djem myslimanë dhe vendosën që dënimi me 40 vjet heqje lirie ishte shumë i lehtë për një krim të këtij kalibri, dhe e dënuan Karagjiq me burgim të përjetshëm, duke i dhënë fund një prej proceseve më të rëndësishme për gjenocide gjatë luftërave ballkanike në vitet 90.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player