Kurti për thirrjen e Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s: Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shpreson që edhe Shqipëria ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO-s.
Kurti tha se Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë e të afirmojë nevojën e Kosovës që të bëhet anëtare e NATO-s.
“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe nje popull mik. Edhe në kohën e ish-Jogusllavinë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për të balancuar dominimin e Beogradit. Ju e mbani mend se si Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendra në ish-Jugosllavi të cilat në një farë mënyre na kanë përkrahur neve gjatë kohës së okupimit, dhe në këtë mënyrë arrinin sado pak ta balanconin hegjemonin e cila vinte nga Beogradi. Prandaj për neve nuk ishte e çuditshme mbështetja e tyre, por gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës.
Duhet ta pyesim, shpresoj që e ka bërë. Shqipëria është anëtare e NATO’s, nuk është anëtare e BE. Por, edhe Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë, afirmojë nevojën e Kosovës që së pari të bëhet pjesë e programit të partneritetin për paqe, e më pastaj edhe anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Kurti në KTV.
Kujtojmë se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në samitin e të enjtes të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.
Rruga Press