KryesoreLajme

Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë paralajmërime në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata nëpërmjet Serbisë.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, Kurti ka theksuar për një valë “të paprecedentë” dezinformimi që po del nga Serbia.

“Rusia po bashkëpunon ngushtë me Serbinë në fushata të dezinformimit dhe në sulme kibernetike kundër atyre vendeve të Ballkanit që po mbështesin Ukrainën,” ka deklaruar Kurti gjatë intervistës.

Ai gjithashtu ka shtuar akuzat se Kremlini po përdor lidhjet e veta me Beogradin, një aleat i ngushtë, për të nxitur tensionet në Ballkanin Perëndimor.

“Në Ballkan, Serbia po vepron si një ‘Rusi e vogël.’ Mënyra se si mediat serbe kanë pasqyruar konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar menjëherë pas pushtimit rus se Ukraina ka sulmuar Rusinë, tregon mbështetjen e tyre për Rusinë.”

Ai shtoi se dezinformimi po vepron si një front i dytë i luftës, me mediat serbe që paraqesin ngjarjet në veri si të provokuara nga Qeveria e Kosovës.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kurti beson se qëllimi i këtyre operacioneve është të provokojnë përplasje të mëtejshme dhe të shpërndajnë lajme të rreme.

Hulumtimi i Institutit Kombëtar Demokratik të Kosovës, një organizatë jofitimprurëse e financuar nga SHBA, Programi i OKB-së për Zhvillim dhe Pikasa Analytics, një kompani për monitorimin e mediave, midis janarit 2022 dhe nëntorit të vitit të kaluar zbuloi se gratë ishin gjithashtu në shënjestër, veçanërisht politikanët, besueshmëria e të cilëve ishte duke u minuar përmes fushatave të bashkërenduara dezinformuese.

Po ashtu një hetim i publikuar këtë muaj nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative tregoi se Rusia ka ndërtuar një rrjet biznesmenësh, politikanësh dhe organizatash mediatike në Ballkan që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, kur shumë vende në rajon ndërmorën hapa për të bllokuar kanalet e mediave ruse.

“Kremlini po përdor tani dezinformatat në Ballkan jo vetëm për të destabilizuar demokracitë tashmë të brishta të rajonit, por për të tërhequr paralele të rreme midis luftës së Ukrainës dhe bombardimeve të NATO-s të Beogradit në vitin 1999 gjatë kulmit të luftës në Kosovë. Bombardimet vazhdojnë të ngjallin ndjenja të thella antiperëndimore në Serbi dhe konflikti në Kosovë është ende një qendër e dezinformatave; në vitin 2019, Linja Ballkanike , një film artistik i përbashkët i prodhuar nga Rusia dhe Serbi, përshkruante ushtrinë ruse që nxitonte në aeroportin e Prishtinës për të ndaluar rënien e saj në duart e bandave kriminale. Në realitet, trupat ruse pushtuan shkurtimisht aeroportin në shenjë hakmarrjeje që Moska ishte lënë jashtë një marrëveshjeje paqeje”, shkruan mediumi britanik.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Kosovës pësoi një sulm të madh të shpërndarë të mohimit të shërbimit ndaj sistemeve thelbësore (një formë sulmi kibernetik që tenton të mbingarkojë një sistem, duke e detyruar atë të rrëzohet), i cili çaktivizoi faqet e internetit zyrtare për rreth një orë dhe besohet është kryer nga hakerat rusë.

YouTube player