KryesoreLajme

Kurti për targat: Jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit, jo me agresion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish lidhur me vendimin e mbrëmshëm për të lejuar automjetet me targa serbe në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka thënë se jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit dhe jo me pretekste për agresion.

“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për ta bërë jetën më të lehtë të njerëzve në vend të preteksteve për agresion. Qeveria jonë ka marrë vendimin reciprok të qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, ka shkruar kryeministri.

Lexo më shumë  Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë. E, në fund të dhjetorit, Serbia vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimin e tyre, pa u vendosur stikerë. 

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë
YouTube player