KryesoreLajme

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, ka thënë Kurti para medieve.

Lexo më shumë  Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Ai këtë deklaratë e dha gjatë përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, teksa edhe reagimet e Presidencës së Kosovës e kanë vlerësuar si sabotim të procesit të integrimit të komunitetit serb në Kosovë, e në veçanti në një periudhë kur një numër i madh i qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë po pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës.

YouTube player

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”