Lajme

Kurti për Blommberg: Ka ardhur koha për marrëveshje finale me Serbinë

Gjatë një interviste dhënë për Bloomberg, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër përveç se të arrijnë marrëveshjen finale për normalizim marrëdhëniesh, duke theksuar se ka “ardhur koha” që një gjë e tillë të bëhet gjatë mandatit të tij.

“Mosmarrëveshjet” lindën gjatë viteve 1998-1999 gjatë luftës në Kosovë si dhe pas shpalljes së pavarësisë – dhe një dekadë më pas po shfaqen pengesat që këto dy vende nga Ballkani Perëndimor të integrohen nga Bashkimin Evropian – duke nxitur tensione dhe rritur rrezikun që ato të kthehen në një konflikt tjetër.

Kurti që fitoi mbi 50 për qind të vota në zgjedhjet e fundit në Kosovë, sipas Bloomberg është i gatshëm për marrëveshje dhe që të dy vendet të afrohen më shumë drejt ëndrrës së tyre – anëtarësimit në BE – që sipas Kurtit mund të ndodhë sapo dyshja të normalizojnë marrëdhëniet.

Lexo më shumë  Dita e rinisë, pa të rinj/ Në Shqipëri për 13 vite të rinjt tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

“Duhet të kemi një marrëveshje dhe mendoj se është koha që kjo të ndodhë gjatë mandatit të qeverisë tonë”, tha Kurti gjatë një interviste dhënë nga zyra e tij në Prishtinë.

“Po e shoh një mundësi. Këtë vjeshtë do të mësojmë nëse do të shkojmë atje. Kjo vjeshtë është vendimtare për të parë nëse duhet të jemi optimistë”, shtoi Kurti.

Komentet e Kurtit lënë të kuptojnë për potencialin e një momenti të ri, pas shumë vitesh bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja që nuk prodhuan përparim në një nga enigmat më të vështira gjeopolitike të Evropës.

Pikat kryesore të pengesave janë refuzimi i Serbisë për ta njohur sovranitetin e fqinjit të saj, dhe kërkesa e tyre që Kosova t’i japë autonomi afërsisht 100 mijë serbëve që jetojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës investon në ortopedi. Ministri Vitia jep lajmin: QKUK dhe spitalet rajonale pajisen me 4 C-arm të rinj

Ndërsa Kurti nuk zbuloi detaje se çfarë mund të përfshijë marrëveshja përfundimtare, të dyja palët gjithashtu duhet të punojnë në çështje të ndryshme – duke filluar nga marrëdhëniet dypalëshe me qëllim që të trajtohen ankesat e së kaluarës që kanë të bëjnë me viktimat e luftës, personat e zhvendosur dhe dëmet e luftës.

Kurti theksoi se ka parë potencial për një marrëveshje nën “plejadën” e administratës së udhëhequr nga presidenti amerikan Joe Biden, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Megjithatë, pranoi se akoma e brengosë fakti që Vuçiqi ende nuk e ka distancuar veten mjaftueshëm nga e kaluara e tij, kur shërbeu si Ministër i Informimit gjatë viteve të 90-ta në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *