Lajme

Kurti pas takimit me Merkelin: Nuk na u kërkua që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, nuk është kërkuar nga Kosova që të përfshihet në iniciativën Open Ballkan.

Kurti ka thënë se nuk është interes që me një Serbi që nuk e njeh Kosovën të bëhen bashkë.

“Gjatë takimit që patëm unë e falënderova kancelaren gjermane Merkel për rolin e saj të jashtëzakonshëm. Ne kemi nevojë edhe për bashkëpunim sa më të madh mes Kosovës e Gjermanisë. Nuk është kërkuar që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur. Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne nuk e konsiderojmë në interes që me një Serbi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të bëhemi bashkë. Nuk bënë që trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë e cila mohon krimet dhe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kurti: Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova

Kryeministri Kurti ka kritikuar paraardhësit e tij për siç ka thënë ai, kompromise pa rezultate në fund. “Paraardhësit e mi kanë bërë kompromise e ku është njohja e Serbisë. Doli që kompromiset kanë qenë të gabueshme. Është Serbia ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e jo Kosova”, ka thënë Kurti në konferencën për shtyp në Tiranë, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *