KryesoreLajme

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar të enjten bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubmi, ku ka shkruar se mërgata është me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep. Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit”, shkruan Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  OEGJK: Produktet nga Kosova po marrin shumë treg në Gjermani

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt,  ndërsa subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.

YouTube player