KryesoreLajme

Kurti: Pas Gjermanisë, Italisë e Austrisë, po e finalizojmë njohjen e patent-shoferëve edhe me Kanadanë e Turqinë

Kryeministri Albin Kurti tha se janë në proces të finalizimit të njohjes së patent-shoferëve me Kanadanë e Turqinë.

“Pas Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë, në proces të finalizimit të njohjes së ndërsjellë të patent-shoferëve jemi edhe me Kanadanë e Turqinë”, njoftoi ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Pasi i falënderoi mërgimtarët që votuan në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe u bënë siç tha, “ashtu edhe siç janë, pjesë e pandashme e vendimmarrjes për vendin tonë”, Kurti tha se për ta kanë bërë disa lehtësime.

Lexo më shumë  Vance, Musk, Bannon: Esenca e Trefishtë e Donald Trump

“Një prej lehtësimeve më të mëdha është njohja e patent-shoferëve nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo përveçse ul shpenzimet dhe kursen kohën, mundëson integrimin më të shpejtë në tregun e punës”, tha ai, duke kujtuar se nga prilli i vitit 2023 ka hyrë në fuqi marrëveshje me Gjermaninë për këtë çështje. Prej atëherë, ai tha se “rreth 30 mijë bashkatdhetarë kanë konvertuar patent-shoferët”.

Lexo më shumë  Nga 1 marsi patentë-shoferi i Kosovës i vlefshëm edhe në Austri

“Nga muaji i kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë për njohjen e patent-shoferëve, ndërsa nga muaji i ardhshëm, siç ka njoftuar Ambasada jonë në Austri, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të ligjit të pantentës së shoferëve në Austri, gjë që lehtëson procedurën e konvertimit të saj për shtetasit e Kosovës”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player