Lajme

Kurti: Nuk mund të kërkosh Asociacion një-etnik e të mos tregosh se ku gaboi Ahtisaari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ripërsëriti të enjten se Kushtetuta dhe Pavarësia e Kosovës nuk lejojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një deklarim për media, kreu i ekzekutivit tha se ata që e kërkojnë Asociacionin duhet të tregojnë se pse nuk mjafton plani i Ahtisaarit.

“Nuk mund të kërkosh Asociacion një-etnik e të mos tregosh se ku gaboi Ahtisaari”, deklaroi Kurti.

Ai tutje u shpreh se ata që kërkojnë Asociacion njetnik kërkojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

E sipas tij, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë duhet të ndryshohet Kushtetuta e kësaj të fundit.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

“Po insistohet në një asociacion njetnik. Ne duhet të diskutojmë, mirëpo kushtetutshmëria dhe pavarësia e Kosovës nuk durojnë asociacion njetnik. Kjo është shumë e qartë edhe për ata që nuk janë jurist. Unë jam për respektimin e të drejtave të pakicave, mirëpo asociacionet e komunave mbi baza etnike nuk duron kjo kushtetutë”.

“Ata që kërkojnë asociacion një-etnik kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, e unë mendoj se për normalizim të marrëdhënieve duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë”, tha mes të tjerash Kurti.

Teksa foli për takimin që zhvilloi të mërkurën mbrëma me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, ai tha se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni të vihet si parakusht.

Lexo më shumë  Protestuesit e Rrjollit para Kuvendit të Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë të na grabiten tokat

Sipas tij, asnjë nga 33 marrëveshjet e nënshkruara në dialogun e Brukselit nuk duhet të ketë prioritet hierarkik dhe se “10 nenet në planin evropian nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sillet si i pari”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *