Lajme

Kurti: Nuk ka Ballkan të Hapur derisa Serbia të jetë e mbyllur për Kosovën

Sa i përket Ballkanit të Hapur ai kryeministri Kurti ka përsëritur se nuk mund të ketë diçka të tillë derisa Serbia është e mbyllur për Kosovën. Ai ka shtuar se më tepër ngjason në Ballkan të hapur ndaj ndikimeve të Lindjes.

“Nuk mund të kemi Ballkan të Hapur derisa Serbia të jetë e mbyllur për Kosovën, derisa të mos i pranojë pasaportat tona, dokumentet identifikuese, diplomat, certifikatat dhe vulat e Kosovës. Ballkani i Hapur është më shumë si Ballkan që është i hapur ndaj ndikimeve të Lindjes, veçanërisht të Rusisë dhe Kinës, e hapur ndaj autokracisë, korrupsionit e kriminelëve të luftës. Të gjitha janë në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane dhe të shtetit të së drejtës. Kosova e kundërshton këtë, duke insistuar se Evropa është kontinenti ynë dhe BE-ja fati ynë”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Hapet sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës

E për SHBA-në ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon ngushtë me administratën Biden dhe se prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Amerikës ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj.

“E mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, por për vetë intensitetin dhe angazhimin vendos SHBA-ja. Qeveria e Kosovës punon ngushtë me administratën e presidentit Biden për të forcuar demokracinë, për të zbatuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe BE e për të thelluar miqësinë për të garantuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Ballkan Perëndimor e Evropë. Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Amerikës për Kosovën dhe sovranitetin e saj, si dhe për paqen në rajon e Evropë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *