KryesoreLajme

Kurti: Një sukses i tillë nuk është parë, prej 7 miliardë bruto produkti që e kishin lënë qeveritë e kaluara, është rritur në 12 miliardë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hedhi lavdratat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë euro, dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasë rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.

“Kur kemi marë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 viteve, brenda 5 viteve një familje i rritet pasuria prej 71  për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Këso suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Pavarësi apo paprekshmëri: Kur balanca mes pushteteve vendos fatin e shtetit

Rruga Press

YouTube player