KryesoreLajme

Kurti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: “Kinemaja e tij mbetet shembull për brezat”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Në një mesazh ngushëllimi, Kurti e vlerësoi Anagnostin si një prej figurave më të mëdha të kinematografisë shqiptare, duke theksuar se ai e nderoi titullin “Artist i Popullit” me krijimtarinë e tij të pasur.

“Regjia e tij është pa dyshim një ndër më të pjekurat e historisë së kinemasë shqiptare. Falë saj, ne trashëgojmë një fond të vërtetë stilistik. Në ‘Dueli i heshtur’ dhe ‘Malet me blerim mbuluar’ na mbetën në mendje portretet më të mira të yjeve tanë të kinemasë. Lartësinë e bjeshkëve dhe ashpërsinë e virtytit e zbuluam në ‘Cuca e maleve’ dhe ‘Gjoleka, djali i Abazit’, ndërsa dramaturgjinë e lartë të skenës do ta trashëgojmë me filmin monument ‘Lulëkuqet mbi mure’,” shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti, në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës: Arkivat janë gardianët e trashëgimisë dokumentare

Ai theksoi se kinemaja e Anagnostit mbetet shembullore për brezat që duan të ndjekin udhët e vështira të artit, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëshorten e tij, aktoren Roza Anagnosti.

“Ngushëlloj mbarë shoqërinë tonë për humbjen e artistit, miqtë e tij të artit, familjarët dhe mbi të gjitha bashkëshorten e tij, znj. Roza Anagnosti, aktoren tonë fisnike,” përfundoi Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Rruga Press

YouTube player