Kurti nga Vjena: Procesi i Berlinit është rruga përpara
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara.
“Ne kemi nënshkruar katër marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga përpara për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim”, tha ai,
Kryeministri Kurti ka folur edhe për rritjen ekonomike të Kosovës që është arritur gjatë qeverisjes së tij. Ai tha se për këtë kohë, sa është në qeverisje, ka shtuar buxhetin me një miliard euro. Shefi i ekzekutivit tha se Kosova nuk është vend i madh, por ka pasur progres demokratik dhe kjo është vlerësuar nga organizatat ndërkombëtare. Kurti bëri me dije se ka pasur arritje edhe në fusha të tjera.
“Për vitin 2024 ne kemi rritur buxhetin posaçërisht në arsim, në përkujdesin shëndetësor, në bujqësi dhe mbrojte”, tha Kurti në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.
Forumi Ekonomik i Vjenës, po mban diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.
Në këtë panel po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Rruga Press