Kurti: Nga jugu në veri, për Mitrovicën dhe komunat me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.
Ai ka theksuar rëndësinë e qytetit të Mitrovicës dhe të komunave të tjera, duke përmendur konkretisht Faton Pecin dhe Erden Atiq, kandidatët e Vetëvendosjes për kryetarë komune.
“Nga jugu në veri, nga veriu në jug, për qytetin e Mitrovicës me Lëvizjen Vetëvendosje!, për komunat me Faton Pecin dhe Erden Atiq,” ka shkruar Kurti.



Rruga Press

