KryesoreLajme

Kurti nga Gjilani: Me Alban Hysenin dhe VETËVENDOSJEN!, qyteti bëhet nyje zhvillimi për Anamoravën

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e deritanishme të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, duke thënë se ky mandat i parë ka qenë i mbushur me rezultate të prekshme në të gjitha fushat.

Sipas Kurtit, përkundër borxheve dhe pengesave që i ka trashëguar, Hyseni ka arritur të zgjerojë shërbimet shëndetësore, të çojë në dhjetë numrin e çerdheve, të mbështesë bujqit dhe fermerët, si dhe të përmirësojë infrastrukturën rrugore në qytet e fshatra.

Lexo më shumë  VV: Një parti e lidhur me aktet terroriste nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje

Ai theksoi gjithashtu se projekte madhore janë në zhvillim, përfshirë stacionin e ri të autobusëve, rinovimin e Sallës së Sporteve dhe ndërtimin e Stadiumit të Qytetit.

“Mandatin e ardhshëm të Alban Hysenit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me bulevardin – investimin më të madh në historinë e komunës – Parkun Industrial, unazën e jashtme dhe projektet në bujqësi e turizëm, Gjilani bëhet nyje e zhvillimit në Anamoravë,” tha Kurti.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Gjilanit që më 12 tetor të votojnë për vazhdimin e punëve të mira dhe të dinjitetshme, duke theksuar se “është koha të përsëritet fitorja e vitit 2021 – fitorja e Vetëvendosjes dhe e Alban Hysenit.”

Rruga Press

YouTube player