Lajme

Kurti: Nga dialogu parimor përfitojnë qytetarët e dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se plani franko-gjerman është bazë e mirë për të bërë përparime në dialogun në Serbinë, ndërsa tha se duhet dialog parimor, nga i cili të përfitojnë qytetarët e dy vendeve.

Këto diskutime Kurti e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i bënë të martën me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate njoftoi se Kurti është shprehur pro një dialogu parimor, ndërsa u fol edhe për situatën politike në rajon.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

“Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara”, thuhet në njoftim.

Takim me liderët e institucioneve kosovare do të zhvillojnë edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të zyrës së OSBE-së në Kosovë.

Para vizitave në Kosovë, ambasadorët rikthesuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Ne do të ritheksojmë rëndësinë e vazhdimit të përparimit konkret në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i mbështetur nga të pesë vendet tona, që synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të diskutojmë se si OSBE-ja mund të mbështesë më së miri zhvillimin demokratik të Kosovës në të gjitha dimensionet e OSBE-së dhe fushat prioritare dhe reformat e sundimit të ligjit”.

Ambasadorët do të vizitojnë edhe Serbinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *