KryesoreLajme

Kurti: Në vend që të ketë memorial në Batajnicë, Serbia bën stërvitje ushtarake

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes rrjetit Twitter ka reaguar pas stërvitjes së ushtrisë së Serbisë në Batajnicë, ku në vitin 2001 ishte gjetur një varr masiv me eshtra të 744 shqitarëve të Kosovës.

Kurti është shprehur se në vend që aty të ketë një memorial për këto viktima të luftës, Serbia bën ushtrime ushtarake.

Lexo më shumë  Eksportet e Shqipërisë bien për të katërtin vit radhazi, janari 2026 nis me tkurrje

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”- ka shkruar Kurti.

Në këtë shfaqje të ushtrisë së Serbisë kanë marr pjesë edhe pjesëtar të partisë Lista Serbe.

Lexo më shumë  “Le Monde”: Mafia shqiptare po e kthen Senegalin në narkoshtet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *