KryesoreLajme

Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nënkupton drejtësi e siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se dorëzimi i kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq dhe i grupit të tij paramilitar do të nënkuptonte ligjshmëri, drejtësi, paqe dhe siguri. Këto deklarime Kurti i ka bërë në takim me ndihmëssekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të hënën.

Kurti ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë është dëshmi e nevojshme e vullnetit të mirë dhe e mirëbesimit nga ana e Serbisë “për përmbushje të shpejtë dhe respektim të plotë të saj dhe të Aneksit”.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën për media.

Në takim me zyrtarin O’Brien ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kurti gjithashtu u tha se ka folur për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe popullin.

Rruga Press

YouTube player