KryesoreLajme

Kurti në takim me Kos: Progresi i Kosovës të vlerësohet me dhënien e statusit të vendit kandidat

Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, ka zhvilluar takim me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Ai në këtë takim ka thënë se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur se Kosova në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, duke kërkuar që progresi i Kosovës të vlerësohet me marrjen e statusit.

Lexo më shumë  210 projekte publike të parealizuara/ Miliarda lekë të buxhetuara, zero investime

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”, tha Kurti thuhet në komunikatën e qeverisë.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  'Reformoni urgjentisht transportin'/ Shpenzime të larta, por rrugë pa cilësi! Banka Botërore ‘godet’ Ballukun

Kosova kishte dorëzuar më 15 dhjetor të vitit 2022 aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky aplikim ende nuk është shqyrtuar.

YouTube player