Lajme

Kurti në takim me ambasadorin e Bangladeshit: Mbi 70 kompani nga Bangladeshi operojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me mbasadorin jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan. Marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme e me interes dypalësh ishin temat kryesore të takimit, sidomos fushat e ekonomisë dhe kulturës.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Bhuiyan në vizitën e tij të tretë në vend. Ai e falënderoi për mbështetjen e Bangladeshit ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin në rritje, teksa e njohu me zhvillimet e fundit në vend dhe rezultatet e qeverisjes. Mirënjohës për mikpritjen dhe raportet, ambasadori i përcolli kryeministrit Kurti ftesën nga kryeministri i Bangladeshit për vizitë atje.

Lexo më shumë  BIRN: Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

Folën për mundësitë dhe potencialin e përmirësimit të shkëmbimeve tregtare në vitet në vijim. Këtu u veçua rëndësia për të dy vendet e largimit të tatimit të dyfishtë. Mbi 70 kompani me kapital nga Bangladeshi janë të regjistruara në Kosovë.

Në takim u fol edhe rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Bashkë me kryeministrin Kurti në këtë takimi ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Lexo më shumë  Rama flakë për flakë kundër SPAK-ut, deklarata "as mish as peshk" që lë të kuptohet se nuk e jep imunitetin e Ballukut

Rruga Press

YouTube player