KryesoreLajme

Kurti në Skenderaj: Lushtaku, ish-komandanti multimilioner që kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur kritika të ashpra ndaj pushtetit aktual në Skenderaj, duke e cilësuar atë si të zhveshur nga programi dhe idetë. Në një deklaratë të fuqishme, Kurti ka vënë në shënjestër ish-komandantin Sami Lushtaku, të cilin e ka quajtur “multi-milioner që kënaqet kur i frikësohen njerëzit.”

Sipas Kurtit, kjo gjendje përfaqëson një devijim të rëndë nga sakrifica e dëshmorëve, martirëve dhe gjithë atyre që kontribuan për çlirimin dhe ndërtimin e një shteti të lirë dhe demokratik. Ai shtoi se funksionet publike nuk janë për pasurim e sundim, por për shërbim me përkushtim.

Lexo më shumë  Janko Veselinoviq: SNS-ja e Vuçiqit funksionon si kartel droge, i ngjashëm me ato në Meksikë

Në këtë frymë, Kurti promovoi kandidatin për kryetar të Skenderajt nga radhët e VV-së, Hysni Mehanin, të cilin e përshkroi si “aktivist të devotshëm, të dijshëm, modest e trim, që bashkon e nuk përçan”.

Ai tha se pas 12 tetorit, me Hysni Mehanin në krye, Skenderaj do të nisë një epokë të re investimesh dhe zhvillimi: zgjidhje për problemin me ujin e pijes, ndërtim të çerdheve të reja, realizim të ngrohtores së qytetit, trafik publik, pishinë gjysmë-olimpike, parqe për fëmijë, park teknologjik inovativ, shtigje për ecje dhe vrapim, si dhe një riorganizim të drejtorive komunale për të rritur investimet kapitale.

Lexo më shumë  Hargreaves uron Kurtin për mandatin e ri: Konfirmohet mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën

“Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye, pas 12 tetorit, me pendën e Kuçicës niset drejt zhvillimit të merituar”, përfundoi Kurti.

YouTube player