Lajme

Kurti në SHBA kërkon përshpejtim për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Washington me kongresistin Jim McGovern, kryetar i Komisionit për Rregulla në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kurti gjatë takimit përmendi rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

“Aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, duke e mbështetur këtë në veprimet që ndërmorri Serbia kur Kosova vuri masën e reciprocitet për targa të veturave, njofton Zyra e Kryeministrit. “Serbia e përshkallëzoi këtë çështje në një provokim ushtarak, duke fluturuar helikopterë ushtarakë të dhuruar nga Rusia dhe avionë luftarakë Mig-29 afër pikës kufitare në Jarinje, ka thënë kryeministri Kurti dhe ka shtuar se ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan Harchenko, e ka vizituar pikën kufitare së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, për të inspektuar grumbullimin e trupave ushtarake serbe atje”.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Kurti ka potencuar se prania e NATO-s në Kosovës dhe bazës ushtarake të SHBA-së, i bën qytetarët e Kosovës të ndjehen më të sigurtë.

“Por, një anëtarësim i përshpejtuar i Kosovës në NATO do të zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkan Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë”, tha Kurti.

Kurti në Washington është takuar edhe me kongresisten Elissa Slotkin.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Gjatë takimit Slotkin ka shprehur mbështetjen e plotë të saj për Kosovën dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare, në veçanti në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *