Kurti në seancën e energjisë: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e energjisë së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtetueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e njerëzve ukrainas.
Por që tranzicioni në energji të gjelbër dhe të qëndrueshme të jetë i drejtë, Kurti ka thënë se duhet mbështetje financiare.
“Në seancën e energjisë theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e njerëzve të Ukrainës. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Rruga Press