Kurti në Samitin e Procesit të Berlini: 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, hapësira ajrore serbe mbetet e mbyllur për fluturime nga Kosova
Në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Ai ka thënë se kjo vazhdojë të jetë edhe 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, duke shtuar se kjo nuk i shërben as raporteve fqinjësore.
“25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kryeministri Kurti tha se për Agjendën e Gjelbër institucionet kanë bërë ndryshime në ligje për Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme, “të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjate klimatike”.
“Strategjia jonë gjithëpërfshirëse e energjisë nënvizon qëllimin tonë që të bëhemi neutral ndaj karbonit (Carbon Neutral) deri në vitin 2050. Ky zotim mbështetet nga ligjet tona të reja mbi Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme, të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjate klimatike. Vitin e kaluar, kemi lansuar një pako investive të burimeve të ripërtërishme prej 950 MË, duke përfshirë projekte konkurruese për kapacitete gjenerimi të energjisë dhe të ruajtjes së saj. Projektet e ardhshme, si ai i parkut të erës me kapacitet 150MË dhe parkut diellor me kapacitet 100MË, nënvizojnë përpjekjet tona për të diversifikuar burimet e energjisë dhe reduktuar emetimet”, ka thënë ai.
Rruga Press