Kurti në prononcim për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes 236.7 milionë dollarëshe për Programin Kompakt
Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë firmosur të mërkurën mbrëma në Kongresin amerikan, Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjellë vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.
Në ceremoninë ku të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Kurti, marrëveshjen e firmosi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Krerët e Kosovës e kanë quajtur këtë marrëveshje historike.
Rruga Press