Kurti në Pragë, nis takimin me ministrin çek Bek
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin në Pragë me ministrin çek për Çështje Evropiane, Mikulas Bek.
Delegacioni i Kosovës në Pragë do ta dorëzojë aplikimin e Kosovës për statusin e shtetit kandidat në BE.
Kurti ka pasur takim edhe me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
Të mërkurën presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca nënshkruan dokumentet për aplikimin për statusin e kandidatit.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se aplikimin Kosova do ta dorëzojë zyrtarisht në ora 13:00, e pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media.
“Në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Rruga Press