Kurti në Pejë viziton familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojku. “Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë”
Kryeministri Kurti sot ndodhet në Pejë me takime të shumta para tubimit të madh. Ai sot ka vizituar familjen e dëshmorit Shëptim Bojku.
Postimi i plotë më poshtë:
Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve është themeli i shtetit dhe i lirisë që e gëzojmë.
Nderimi për veprën e tyre është i përhershëm siç është edhe mirënjohja për familjet e tyre.
Në Pejë vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Shpëtim Bojku. Një luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me trimëri e përkushtim të pashoq luftoi për çlirimin e atdheut. Në betejën e lavdishme të Koshares, duke luftuar ballë për ballë me forcat serbe, më 28 prill 1999, Shpëtim Bojku ra heroikisht në fushëbetejë.
Sakrifica e tij dhe e të gjithë të rënëve për liri mbetet frymëzim i përhershëm për të punuar me përkushtim për Republikën tonë!
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!
Rruga Press