KryesoreLajme

Kurti në “Mitrovica International Jazz Days”: “Muzika bashkon të dy anët e Ibrit”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica International Jazz”, i cili po zhvillohet në Parkun e Qytetit në Mitrovicë.

Në një atmosferë festive, Kurti theksoi rëndësinë e këtij festivali si një urë kulturore dhe shoqërore. “Mitrovica International Jazz Days e bën bashkë edhe dimensionin ndërkombëtar e universal të muzikës në njërën anë, por edhe në anën tjetër veçantinë e zhanrit të Jazz-it. Ky është një festival i cili sjellë muzikë cilësore, krijon lidhje të reja dhe pasuron jetën kulturore të qytetit,” tha ai.

Lexo më shumë  Ramës i ka mbetur vetëm Vuçiqi/ Së bashku në Abu Dhabi, në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Me nëntë koncerte dhe pjesëmarrjen e artistëve nga Holanda dhe Britania e Madhe, Kurti e përshkroi edicionin e këtij viti si një kombinim unik mes talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale. Ai vuri në dukje se aktivitetet po zhvillohen në të dy anët e lumit Ibër, duke e cilësuar këtë si një shprehje të unitetit kulturor të qytetit.

“Këto nëntë koncerte po zhvillohen në të dy anët e Ibrit, sepse e tillë është Mitrovica juaj, Mitrovica e të gjithë neve… Nuk mund ta pengoj ose cenoj askush këtë zhvillim të përbashkët kulturor,” tha ai, duke shtuar se Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Kulturës, do të vazhdojë ta mbështesë këtë festival dhe çdo nismë që fuqizon jetën kulturore.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Kryeministri falënderoi organizatorët, artistët dhe komunitetin për kontributin e tyre, duke uruar që festivali të rritet çdo vit. “Urime për këtë edicion të suksesshëm. Uroj që Mitrovica International Jazz Festival të sjellë çdo vit më shumë muzikë ditën dhe natën, më shumë bashkëpunim dhe më shumë mundësi për vetë Mitrovicën dhe mbarë Kosovën,” përfundoi Kurti.

YouTube player