Lajme

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih takon presidenten e BERZH-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso, në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ata diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Në komunikatën e dërguar nga Kryeministria thuhet se, Kurti falënderoi presidenten e BERZh-it për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe se te BERZh-i, Qeveria e Kosovës sheh një partner të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të saj në zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e transportit, digjitalizimit, energjisë dhe sektorit privat.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

“Duke theksuar zhvillimin ekonomik dhe demokracinë cilësore në vend, Kryeministri Kurti veçoi trendin pozitiv të rritjes ekonomike në dy vitet e fundit dhe përmirësimin për 20 pozita në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International, për 17 pozita në indeksin e Reporterëve Pa Kufi për lirinë e shtypit dhe renditjen në vendin e parë për herë të dytë radhazi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërore. Kryeministri Kurti e njoftoi presidenten Basso edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar, si dhe në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit 2022, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Të mitur në konflikt me ligjin, shtohen rastet në Fier, 100 ndalime gjatë vitit 2024

Ndërsa, Basso ka shprehur përkushtimin e BERZh-it për të bërë edhe më shumë në mbështetje të Kosovës, me theks në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *