KryesoreLajme

Kurti në Kamenicë: Ne po i ndreqim një nga një gabimet e ish-qeverive , të atyre që tash janë në opozitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tubimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, ka thënë se është gjatë mandatit të tyre qeverisës e kanë rritur buxhetin për Policinë e Kosovës si dhe ushrinë e Kosovës.

Kryeminstri Kurti, tutje ka shtuar kufirin e ruajnë anë e kënd nga të gjithë kriminelët dhe armiqët e Republikës së Kosovës.

“Buxhetin për Policinë, e kemi rritur për 66% , buxhetin për ushtri e kemi trefishuar ndërkaq buxhetin për armatim e municion e kemi njëqind fishuar. Kufirin e ruajm sepse e mbrojmë anë e mbanë e anë kënd nga të gjithë kriminelët dhe armiqët e Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar”, ka thënë kryeministri Kurti në tubimin elektoral në Kamenicë.

Lexo më shumë  Hoteli luksoz në Serbi, projekt i përbashkët Trump-Kushner

Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në tubimin elektoral në Kamenicë, ka thënë se me qeverisjen e tyre studentët dhe pacientët e specializantët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë të barabartë në universitetet tona publike.

“Me Qeverinë tonë studentët, pacientët e specializantët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë të barabartë në universitetet tona publike, në spitalet tona publike dhe paguhen aq sa specializantët nga Kosova”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

Tutje, Kurti ka pohuar se janë duke i rregulluar gabimet e qeverivë të kaluara dhe sipas tij ata nuk kanë se ku të kthenen më përveç se në opozitë.

“Ne po i ndreqim gabimet një nga një të ish-qeverive, të atyre që tash janë në opozitë dhe ata nuk bën të kthehen sepse sinqerisht nuk kanë ku të kthehen. Nuk kanë ku kthehen sepse shteti i Kosovës sot dhe karakteri i atyre që vjen prej dje nuk përputhen dhe përjashtojnë njëra tjetrën”, ka thënë Kurti.

YouTube player