KryesoreLajme

Kurti: Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë vërtetoi se përkrahja për një qeverisje të re të udhëhequr nga Albin Kurti është rritur edhe më shumë, qytetarë të rinj, të cilët takohen e bashkohen në tubim, janë dëshmia për këtë.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë, Agon Batusha, në fjalën hapëse u shpreh se populli do t’i ndëshkojë përsëri partitë tjera, duke bërë thirrje që të mobilizohen të gjithë për të votuar numrin 116 të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari në fjalën e saj tha se qeveria Kurti 3 është alternativa e vetme qytetare për siguri dhe begati në Republikën e Kosovës. Ajo bëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Gjakovës dhe mbarë Kosovës që sa më shumë të angazhohen për fitore edhe më bindëse se në vitin e fundit, në mënyrë që formimi i qeverisë dhe kushtet në dëm të Republikës të mos jenë më problem.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij theksoi se vizioni ynë është punë për qytetarin dhe mbrojtje për familjen.

Kryeministri Kurti kujtoi se qarkullimi i bizneseve për 6 vite është dyfishuar. “Bizneset në vitin 2019 kanë qarkulluar 12.5 miliardë euro ndërsa sivjet qarkullimi është rritur në 25 miliardë euro. E sivjet fitimi i koorporatave në Kosovë është 2.3 miliardë euro e para neve me ato qeveritë e kaluar kurrë nuk e kanë prekë as 900 milion.”

Kryeministri Kurti u shpreh se rritja ekonomike mesatare ka qenë 6%, të cilën e kemi mbajtë për shtet por e kemi ndarë në shoqëri. “Këtu në Gjakovë gjatë këtij katërvjeçari kemi investuar në shkolla, në ambulanca, në rrugë, në projekte për ujë të pijshëm dhe ngrohje me biomasë: gjithsej 2 milionë euro mbështetje për ngrohëtoren e Gjakovës. Nënat lehona dhe fëmijët nën 16 vjeç i kemi mbështetur me shtesa, njëhërë 10 euro, pastaj 20 euro, pastaj 30 euro, e në mandatin e ardhshëm këto shtesa do të dyfishohen. Njësoj për nënat lehona kemi filluar më mbështetje financiare, ku për 6 muajt e parë kanë marrë pagën e nivelit e pagës minimale. E pagën minimale e kemi gjetur 170 euro, e kemi bërë 264 euro, tash është 350 euro, prej 1 janarit do të bëhet 425 euro dhe prej 1 korrikut të ardhshëm paga minimale do të bëhet 500 euro që do të thotë se çdo nënë lehonë prej verës së vitit të ardhshëm e tutje i merr 6 muaj pagën e re minimale prej 500 euro, dmth brenda vitit i merr 3 mijë euro.”

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

“Në Gjakovë po investojmë në stadiumin e qytetit, 9 milion euro nga qeveria për “vëllaznimin”. Në Gjakovë e kemi edhe bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Babaj të Bokës do të ndërtojmë hangaret për fluturaket e FSK-së, e po ashtu këtu në Gjakovë në Jahoc do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovës tonë të lirë e të pavarur. Përafërsisht një vit prej tani, nga fabrika e municioneve në Jahoc të Gjakovës do të dalin fishekët e parë të prodhuar në vendin tonë. Linja hekurudhore e cila e lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës do të kalojë përmes Gjakovës dhe nëpër Shkodër, si një project kombëtar që prosperitet, tregti dhe lidhje edhe më të ngushta me Shqipërinë. Në Gjakovë e sigurojmë Republikën e Kosovës, përmes Gjakovës e lidhim Kosovësn me Republikën e Shqipërisë.”

Kryeministri Kurti theksoi edhe projektet dhe punët që do të bëhen në mandatin e ri: “Do ta ndërtojmë edhe spitalin e ri të Mitrovicës dhe Ferizajt, poliklinikat specialistike në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec dhe Leposaviq si dhe poliklinikat specialistike stomatologjike në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë.”

Lexo më shumë  Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup: Provimet të jepen në gjuhën shqipe

Kryeministri Kurti u zotua se në mandatin e ri asnjë vit me më pak se 1 miliardë euro shpenzime kapitale, 1 miliardë euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës, do të investohet 500 milion euro në qendrën e skijimit. Do të dyfishohen shtesat për fëmijë dhe nënat lehona, do të rritet paga minimale në 500 euro, do të vazhdojnë të rriten rrogat krahas rritjes ekonomike dhe për të ndikuar fuqishëm rritja e rrogave do të miratohet ligji për cmimet tavan për produktet bazë të shportës, do të ndërtohet rrjeti i laboratorëve publikë për të gjitha llojet e analizave shëndetësore, buxheti për listën e barërave esenciale do të bëhet 100 milion euro së paku, do të bëhet bileta e integruar për trasportin urban dhe ndërurban 10 euro në muaj, do të kemi valutën tonë digjitale, do të fillojë puna në hekurudhën Prishtinë – Durrës, Prizren – Ferizaj, Gjilan – Bujanoc.

Në fund, Kryeministri Kurti prezantoi pesë vendimet e para të mandatit të ardhshëm, përfshirë buxhetin rekord prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, pagën e 13-të për shërbyesit publik dhe pakon për përballje me inflacionin, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor ta mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! për vazhdimin e rrugës së zhvillimit, sigurisë dhe begatisë.

Rruga Press

YouTube player