Lajme

Kurti në Forumin e Solareve: Po punojmë drejt tranzicionit energjetik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se energjia mbetet sektor me prioritet për qeverinë që drejton. Këtë deklaratë ai e bëri në ditën e dytë të edicionit të dytë të Forumit të Solareve që u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in. Kjo ngjarje mblodhi së bashku të gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë të energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu përfaqësues të institucioneve, investitorë, përfaqësues të bizneseve, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare kyçe në vend.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se e kanë në fokus garantimin e sigurisë së furnizimit, sigurimin e përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Ai gjithashtu zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.

Kurti: Do ta nënshkruajmë programin kompakt të MCC

“Që të dyja tejkalimi i krizës botërore energjetike dhe tranzicioni energjetik kanë në qendër tri elemente kyçe, garantimi i sigurisë së furnizimit për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, sigurimi i përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe deversifikimi i burimeve të energjisë të cilat i përdorim. Këtë vit puna jonë e udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë ka vënë themelet për dhjetë vitet e ardhshme dhe ka vizionin për 30 vite në vijim. Strategjia e energjisë 2022-2031 si dhe ligji për burimet e ripërtritshme dhe energjisë për herë të parë ia shtrojnë rrugën Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe karbonizimit duke vendosur burimet e ripërtritshme të energjisë në qendër të saj. Këto synime për dekadat në vijim jemi duke i materializuar me projekte konkrete, si parku solar në KEK, lansimin e ankandit të parë solar që synojmë ta bëjmë në fund të vitit si dhe investimin më të madh në vend për gjatë dy dekadave të fundit, programin Kompakt të MCC, i cili do të nënshkruhet javën e ardhshme në Uashington”, tha ai.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Ai tha se programi Kompakt dhe kapacitetet akumuluese që do të ndërtohen me grante të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit që shtoi se do të vendosin Kosovën për herë të parë në krye te zhvillimeve energjetike botërore.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha së nga vizitat e realizuara me bizneset ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor. Ndërsa shton se janë duke punuar në ligjin për burime të ripërtëritshme të energjisë.

Rizvanolli: Jemi duke punuar në ligjin për burime të ripërtëritshme të energjisë

“Ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor, në të gjitha fushat… Megjithëse kemi kaluar në një kohë krize kemi mbajtur fokusin në zhvillimin e kornizës rregullative e legjislative për burimet e ripërtritshme të energjisë. Kemi zhvilluar strategjinë e energjisë për dhjetë vitet e ardhshme, si dhe jemi duke punuar intensivisht në ligjin për burime të ripërtritshme të energjisë. Të dyja këto iniciativa mundësojnë dhe shtrojnë punë për një tranzicion energjetik në Kosovë dhe të cilat janë të domosdoshme”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier tha se nevojitet bashkëpunim sepse qeveria e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Ndërsa shton se do ta mbështesin Kosovën, si dhe kanë për qëllim që të shtojnë investime në sektorin privat, përfshirë burimet e energjisë së ripërtëritshme.

Hovenier: Duam të kemi shtim të investimeve të sektorit privat

“Ju jeni bashkë me ne për të punuar drejt zgjidhjes se njërës prej sfidave të mëdha të Kosovës, energjisë…8:30 Zakonisht qeveria mund të luajë rol në zgjidhjen e problemeve por Qeveria pothuajse asnjëherë nuk mund t’i zgjidh e vetme problemet. Për këtë arsye na vjen mirë që mund ta mbështesim Qeverinë e Kosovës për të shtuar bashkëpunimin me sektorin privat, për të rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e shumta për investimet e sektorit privat në industrinë e energjisë së ripërtëritshme solare… 9:23 Qëllimet tona janë mjaftë të qarta sepse duam të kemi shtim të investimeve të sektorit privat për të përfshirë burimet e energjisë së ripërtritshme në rrjetin e industrisë së energjisë elektrike, do të bëjmë zvogëlimin e kostove dhe rritjen e qasjes në energji të përballueshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ambasadori Hovenier.

Pas fjalimeve, kryeministri Kurti e ambasadori Hovenier të shoqëruar nga ministrja Rizvanolli kanë vizituar panairin e solareve me ç’rast janë takuar e kanë diskutuar me përfaqësues të bizneseve vendore rreth shërbimeve e produkteve që ata ofrojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *