KryesoreLajme

Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë të VV-së, Listës Guxo dhe Alternativës, ka mbajti tubim elektoral në qytetin e Ferizajt. Salla ishte e vogël për të zënë të gjithë përkrahësit e VV-së.

Kurti tha prodhimin po ia kthejnë ekonomisë  dhe mirëqenien shoqërisë. Sipas tij shumë procese të drejtësisë duhet të zgjidhen, siç tha ai, ende  nuk ka dënime për korrupsion.

“Me votën tuaj para 4 vjetëve u formua qeveria e re me 500 mijë zemra me votën tuaj do të ndryshojë edhe dritësia sepse asnjë punë nuk ka lodhe mos puna e drejtësisë. Qetari jonë pret me vite për një lëndë nëpër gjykata nuk i vjen rendi, ndërsa kriminalët lirohet brenda ditëve, sepse ia kanë heq urdhër-arrestin”, tha ai.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Kurti tha se Bonstilli ka ndihmuar punësimin, por edhe plotë prej tyre i kanë shërbye SHBA-së.

“E dimë shumë mirë që Bill Clinton na e patë dhënë një mesazh të fuqishëm, ai pati thënë ‘ne fituam luftën ju fitoni paqen’, luftën e fituam bashkë me intervenimi i NATO-s dhe heroizmin e UÇK-së. Nuk mundesh me pas aleatë amerikan kur e vjedhë vendin tënd, Amerika i do ferizajasit, që paguajnë tatimin… Me Amerikën je kur e lidh Prizrenin me Tetovën, … e pikërisht kështu është qeveria jonë. Ne ndërtojmë raporte me aleatët, siç është Amerika, e pikërisht nga Amerika po blejmë raketa e do të blejmë edhe helikopterë siç njihen “Skifteri i zi”.

Hekuran Murati para përkrahësve ferizajas shpalosi punën 4 vjeçare të qeverisë, ku tha se kanë realizuar 654 milionë euro investime, mbështetje për bizneset dhe qytetarët

Lexo më shumë  Përgatituni t’ia uroni Albinit fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

“Te rinjtë që votojnë për here të parë, të votojnë një qeveri për ta. Qeveria Kurti për herë te parë e ka mbështet të riun me platformën ‘Super Puna’, për gratë i kemi bërë shtesat për fëmijë për gra lehona 400 mijë, të përfitojnë dhe familjet të ndihen të barabarta. Secila grua, nënë ka arsye me dalë më votua më 9 shkurt LVV-në”, tha Murati

Ndërsa Albulena Haxhiu, kandidate për deputete nga LVV, tha  se qeveria Kurti ka siguruar mbi 10 milionë euro për gra, për subvencione të ndryshme, shërbime shëndetësore falas.

YouTube player