KryesoreLajme

Kurti në Çikago: Mërgata ka rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik

Pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti u takua me mërgatën tonë në Çikago.

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrisë, Kurti para komunitetit shqiptar në Çikago përmendi dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe objektivat e mëtutjeshme.

“Ndër to, u veçua vëmendja në sektorë si teknologjia e informacionit, por edhe sektori i energjisë dhe tranzicioni drejt energjisë së ripërtërishme. U përmendën bursat për gratë dhe vajzat që studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); por edhe ankandi i parë i zhvilluar në vend për ndërtimin e centralit solar prej 100 megavatëve, në të cilin doli fitues një konzorcium me kompani nga Zvicra e Gjermania dhe diaspora jonë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  'Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi se progresi demokratik dhe ekonomik ka ndikuar në kthimin e Kosovës në një vend tërheqës për sjelljen e investimeve, e ku sipas tij edhe diaspora ka më shumë mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit.

“Duke i falënderuar për takimin, bisedën dhe idetë e shkëmbyera, kryeministri Kurti theksoi se mërgata luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri
YouTube player