KryesoreLajme

Kurti në Bosnjë e Hercegovinë flet për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë, ku sot gjatë ditës ka pasur disa takime në Sarajevë.

Kurti në postimin e bërë në “X”, ka shkruar se ka pasur takim në Presidencës e Bosnje e Hercegovinës, ku zhvilloi takim me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

Kryeministri ka pohuar se në takim ka folur për Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, duke i dhënë fund regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës që hyjnë në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025.

Lexo më shumë  Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij

“Takimet e mia të para të ditës i mbajta në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ku pata nderin të më pritën anëtarët e Kryesisë, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq. Unë ndava me ta vendimin tonë për të zbatuar Marrëveshjen e Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, duke i dhënë fund regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës që hyjnë në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025. E inkurajova Bosnjën dhe Hercegovinën që të ratifikojë të njëjtën marrëveshje për të siguruar përfitime reciproke”, ka pohuar Kurti.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Tutje, Kurti ka njoftuar se në takim po ashtu kanë diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe kulturore, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Rruga Press

YouTube player