KryesoreLajme

Kurti: Mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës për 27 muaj rrezikon besimin ndaj procesit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka vazhduar me kritika ndaj Bashkimit Evropian.  Në Konferencën e organizuar nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane  me temë

“Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, Kurti tha se mbajtja në sirtar e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit. Por Kurti ka thënë se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

 Kjo konferencë u organizua në kuadër të programit “Willy Brandt për Zgjerimin e Bashkimit Evropian” të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

YouTube player