KryesoreLajme

Kurti mori pjesë në promovimin e librit Të Burgosurit e Ndërgjegjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në promovimin  e librit “Të burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999), botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitim  e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, njofton Kryeministria.

Libri përmbledh histori personale të ish-të burgosurve politikë, burra dhe gra, të cilët jetuan dhunën, shtypjen dhe torturën në ish-Jugosllavi (1945-1999). Përmes intervistave të thelluara dhe dokumentimit historik, libri shqyrton strategjitë shtetërore të përndjekjes dhe shtypjes politike, përvojat e burgosjes, torturës dhe mbijetesës në izolim, rolin e rezistencës politike dhe aktivizmit për paqe dhe barazi, dhe kujtesën e disidencës dhe ndikimin e saj në historinë bashkëkohore.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e FSK-së po trajnohen nga trajnerët e xhudos


“Duke qenë edhe vetë i burgosur i ndërgjegjes, besoj që botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata. Besohet që diku bëhet fjalë për 666 shekuj në burg që nga përfundimi i luftës së dytë botërore e deri tani”, ka theksuar Kurti.


Ai falënderoi dhe përgëzoi profesorët Vjollca Krasniqi, Eli Krasniqi dhe Durim Abdullahu dhe të gjithë të intervistuarit për kontributin e tyre në finalizimin e këtij libri.

Rruga Press

YouTube player