KryesoreLajme

Kurti mori pjesë në natën hapëse të ‘Prishtina Jazz Festival’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo vit në Prishtinë dhe ku marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme të botës.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se në një fjalë para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se është nder i veçantë të ndodhej aty dhe të vazhdojnë traditën e zhanrit më demokratik në muzikë në Kosovë. Teksa foli për historikun e Jazz-it, veçoi pionerët dhe kontribuesit e këtij zhanri në Kosovë.
“Në Kosovë, që në vitet ’60-ta, elementet e jazz-it kanë filluar të interpretohen prej artistëve si, Abdurrahman Shala dhe këngëtarë të tjerë të njohur e ky zhanër ka nisur të rritet ndjeshëm gjatë dekadave të ardhshme, duke iu falënderuar kësaj radhe tash pionierëve tanë si, Sheki Hoxha dhe avangardistëve të gjeneratës së parë të muzikantëve jazz në Kosovë. Ndërkaq, intensiteti i jazz-it në Kosovë u shtua pas luftës, veçanërisht në dekadën e parë me kontributin e Jazz Fest Prishtina, që tashmë është bërë një vlerë identifikuese e muzikës në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Huliganët proto-fashist rumunë kërkojnë ndihmën e huliganëve serbëve


Tutje thuhet se Kurti ftoi të gjithë qytetarët të ndjekin këto pesë ditë të jashtëzakonshme, ku do të kenë mundësinë të takojnë artistë nga Kosova dhe jashtë, të marrin pjesë në aktivitete edukative, përfshirë punëtoritë që festivali ofron.


Ndërkaq, për të gjithë ekipin që bën të mundur këtë festival, duke krijuar një hapësirë të veçantë për përvojën e jazz-it dhe bashkimin e njerëzve përmes muzikës, kryeministri iu shprehu urime të përzemërta dhe falënderime të sinqerta.

Lexo më shumë  KQZ-ja vendos: Do të vendosen kutitë postare për votimin jashtë Kosovës

Rruga Press

YouTube player