KryesoreLajme

Kurti mori pjesë në darkën lamtumirëse të mbajtur me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në darkën lamtumirëse të mbajtur në rezidencën italiane me rastin e përfundimit të misionit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Kryeministri Kurti falënderoi Gjeneral Majorin Barduani për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë dhe për kontributin e tij për siguri dhe paqe. Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin e përkushtimin e tij si komandant i KFOR-it, kryeministri i uroi suksese në detyrat e tij të radhës.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Rruga Press

YouTube player