Uncategorized

Kurti mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të ADA-së, Friedrich Stift – diskutuan për digjitalizimin e shkollave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift.

Ai e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm të ADA-s me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.

Diskutuan edhe për mundësitë për thellim të bashkërendimit në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të arsimit dual që është në vitin e tretë të zbatimit tashmë në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës.

Lexo më shumë  Tarifat shkaktojnë revoltë mes republikanëve, 13 ligjvënës pritet t'i japin “lamtumirën” Trumpit

Gjithashtu biseduan edhe për digjitalizimin e shkollave dhe turizmin kulturor dhe mundësitë e bashkëpunimin në këto drejtime.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Zhvillimore të Austrisë (ADA), Friedrich Stift në takim ishte i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer dhe drejtorja e ADA-s për Kosovë, Rita Glavitza. Bashkë me kryeministrin Kurti në takim ishte shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Lexo më shumë  Tarifat shkaktojnë revoltë mes republikanëve, 13 ligjvënës pritet t'i japin “lamtumirën” Trumpit
YouTube player
sqhrenfrdeit