KryesoreLajme

Kurti mirëpret marrëveshjen mes KiE-së dhe Ukrainës për Tribunalin Special

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali Special për të ndjekur krimet e agresorit.

Ai në një postim në rrjetin social X ka thënë se kjo është një arritje historike.

“Kosova e mirëpret këtë hap madhor drejt drejtësisë ndërkombëtare. Këshilli i  Evropës dërgoi mesazh të qartë: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë imponim”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Tribunali special do të krijohet nëpërmjet një marrëveshjeje midis Ukrainës dhe Këshillit të Evropës, organit më të lartë të të drejtave të njeriut në kontinent, raporton AP.

Tribunali special synon të shënjestrojë udhëheqësit e lartë rusë për “krim të agresionit”, i cili qëndron në themel të krimeve të panumërta të luftës për të cilat Ukraina akuzon forcat ruse se i kanë kryer që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Lexo më shumë  Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama

Që nga fillimi i konfliktit, Kievi ka kërkuar krijimin e një gjykate speciale që shkon përtej ndjekjes penale të krimeve të luftës që Ukraina pretendon se forcat ruse kanë kryer – duke përfshirë bombardimin e infrastrukturës civile, vrasjen e civilëve, përdhunimin, marrjen e pengjeve dhe torturën. Rusia i mohon këto pretendime.

YouTube player