Kurti: Ministrja e Ekonomisë u dha sot leksion tre juristëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ridestinimi i fondeve të parapara për projektin e gazsjellësit, nuk ka qenë kusht i Qeverisë, por mundësia që është ofruar nga MCC.
E Kurti më pas ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot u ka mbajtur leksion tre juristëve.
“Sa i përket asaj që e quajtët ridestinim, nuk është kushti ynë, por mundësia që na është ofruar nga MCC. E përmendët arrogancën, nuk ka kryeministër tjetër që është përgjigjur në pyetje si unë. Vij gjithmonë dhe më keni pasur këtu gjithmonë duke iu përgjigjur si asnjëherë. Ky është respekt për organzet e institucioneve të Kosovës. Nuk po shoh as dashur për SHBA-në as për Kosovën, sa po shoh vërejtje për Qeverinë. Ajo që është shpresëdhënëse është se sot ministrja e Ekonomisë u dha leksion tre juristëve. Jo vetëm që e morën leksionin, por edhe kërkuan që t’i zgjatet fjala profesores së ekonomisë. Është shpresëdhënëse, sepse në fund të semestrit tre studentë të juridikut do ta admirojë profesoren e ekonomisë”, ka thënë Kurti.
Rruga Press

