KryesoreLajme

Kurti merr mbështetjen edhe të Nenad Rashiqit për formimin e qeverisë së re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi takimet me partitë politike të pakicave, në kuadër të konsultimeve për formimin e qeverisë së re.

Ai mirëpriti ministrin për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Rashiq për punën e madhe dhe kontributin e dalluar që ka dhënë për komunitetin serb në Kosovë për vetëm gjysëm mandati si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Ai shprehu gjithashtu vullnetin për vijimin e bashkëpunimit efikas dhe të frytshëm edhe në katër vjeçarin e ardhshëm për të arritur së bashku suksese të tjera dhe punë të mbara në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Rruga Press

YouTube player