KryesoreLajme

Kurti: Masat tona janë për ligjshmëri dhe rend demokratik. Asnjë masë nuk bëhet bazuar në identitetin etnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitet për dokumentet e Serbisë do të shtyhet në momentin që hiqet secila barrikadë që është vendosur nga serbët në veri.

Kurti në një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të hënën, ka thënë se në pikë kalimet në Jarinjë e Bërnjak ndodhen nëntë barrikada, të cilat ka thënë se duhet të hiqen.

“Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ende mbeten të mbyllura sepse ende mbeten të bllokuara rrugët që shpijnë atje. Në pikat tjera po lëshohen dokumentet hyrje-dalje në vendkalimet kufitare. Qeveria e Kosovës e përsërit zotimin, që në momentin kur hiqen barrikadat në verim shtyhet zbatimi i dy vendimeve të qeverisë të datës 29 qershor për datën 1 shtator 2022. Janë gjithsej nëntë barrikada në veri të Ibrit, presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha. Masat tona janë për ligjshmëri dhe rend demokratik. Asnjë masë nuk bëhet bazuar në identitetin etnik”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ai ka shtuar së shteti i Kosovës nuk e ka të lehtë pasi strukturat ilegale në veri po mbështeten nga aparati shtetëror i Serbisë.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të policisë dhe 9 barrikada me njerëz në to. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë pasi ato i mbështet i tërë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior. Fatmirësisht nuk ka të plagosur me armë zjarri siç u lajmërua rrejshëm”, ka shtuar Kurti.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai ka thënë se nuk do të tolerojnë destabilizimin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *