Lajme

Kurti: Marrëdhëniet me Kroacinë janë të shkëlqyera, duhet të bëjmë progres drejt BE-së

Me gjysmë ore vonesë ka nisur konferenca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe e atij të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti deklaroi se është i nderuar me vizitën e Plekoviqit, derisa theksoi se vizita e tij konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy popujve.

“Dy shtetet tona përveç që janë afër gjeografikisht, ato e kuptojnë rajonin më mirë. I jemi mirënjohës Kroacisë për të gjitha fazat e zhvillimit tonë. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Arrestohet ministri i Sigurimit i BeH, aleati i ngushtë i Dodikut

Kurti theksoi se synimi i Kosovës është tërheqja e investimeve ngase marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira.

“Kryeministri Plekoviq ka ardhur edhe me drejtues të korporatave të ndryshme që udhëheqin atje. Mund të punojmë së bashku në ekonomi. Kemi shumë për të mësuar. Kemi mirëpritur rritjen e numrit të forcave kroate në misionin e NATO-s, një angazhim për paqe në rajon është i rëndësishme kur vjen nga një shtet që ka raporte të mira”, tha tutje ai.

Lexo më shumë  Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojnë për rinovimin e plotë të stadiumit

Kurti e falënderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme, duke përmendur kujdesin e ofruar në aksidentin e bashkatdhetarëve gjatë këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *