KryesoreLajme

Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë mandatit aktual qeveritar fokusi ka qenë te mbështetja për nënat dhe fëmijët, zhvillimi i bujqësisë, vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit si dhe forcimi i ushtrisë së Kosovës.

Në një postim publik, Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë rreth 300 milionë euro për mbi 120 mijë fermerë, është rritur ndjeshëm armatimi i ushtrisë, si dhe për herë të parë janë ofruar shtesa për fëmijët dhe nënat lehona.

Lexo më shumë  Reagimi i senatit amerikan: Nuk do të lejojmë Trump të tërhiqet nga NATO

Ai ka paralajmëruar se në mandatin e ardhshëm qeveritar planifikohen investime të mëdha, përfshirë 1 miliard euro për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe 1 miliard euro në vit për investime kapitale. Sipas Kurtit, në fokus do të mbetet edhe bujqësia, dyfishimi i shtesave për fëmijë dhe rritja e mbështetjes për nënat lehona.

Duke folur për Suharekën, nga ku u mbajt tubimi i fundit, Kurti njoftoi se është planifikuar ndërtimi i digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, projekt që synon të sigurojë ujë cilësor për pije, bujqësi dhe industri për qytetin dhe fshatrat përreth, duke nisur nga Samadraxha.

Lexo më shumë  ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

“Siguri dhe begati për Suharekën dhe për gjithë Kosovën”, ka përfunduar Kurti.

YouTube player