Lajme

Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit, është shprehur se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.

Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.

“Ne jemi për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen”.

Lexo më shumë  Kurti: Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë. Më herët e dinim që është atje diku me bibliotekën e tij, dhe, këtu te secila bibliotekë familjare nëpër shtëpitë tona

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore.

“Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.

Kurti megjithatë ka thënë se nuk do të imponohet qëndrimi i tyre për shtyrje të zgjedhjeve.

“Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, deklaroi tutje Kurti.

Nis takimi i subjekteve politike me presidenten

Lexo më shumë  Skandali tek Onkologjiku i paralajmëruar nga OBSH-ja, Alimehmeti: Ligji ishte gati, por pritej një incident

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Në ftesën dërguar partive të shtunën thuhet se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

Osmani bëri të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë adresim për media.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *