KryesoreLajme

Kurti: Lirimi i Radoiçiqit ta kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arrestimi dhe lirimi i organizatorit të sulmit në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, është i ngjashë me marrëveshjen e bosit të drogës Pablo Escobar me presidentin e Kolumbisë.

Në një intervistë dhënë për mediumin malazez “Pobjeda”, Kurti ka thënë se ndalimi dhe lirimi i Radoiçiqit e kujton marrëveshjen ku Escobari do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobari në fakt pranoi të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët dhe jo anasjelltas; gjoja do ta vuante dënimin atje”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Kurti ka shtuar se sanksionet ndaj Serbisë nga faktori ndërkombëtar për rastin në Bansjkë janë të nevojshme, pasi sipas tij, nëse ato nuk vendosen, Serbia do ta përsërisë krimin.

“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Kurti ka thënë se sulmuesit që kanë arritur të arratisen nga rasti në Banjskë, duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Kosovës.

“Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate. Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka bërë këtë në seancën e 29 qershorit të këtij viti”, ka shtuar ai.

Rruga Press

YouTube player